Google ADS

Hoti nesër pret në takim komisionerin e BE-së, Oliver Varhelyi

18:25 | 7 Tetor 2020
Arbresh.info

Nesër kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të pres në takim Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi.

Në njoftimin për media nga zyra e kryeministri bëhet e ditur se takimi do të zhvillohet në orën 09:15 të mëngjesit, ndërsa pas takimit në orë 10:25 do të ketë konferencë për media nga kryeministri Hoti dhe komisioneri Varhelyi, transmeton arbresh.info.

Poashtu në njoftim thuhet se për shkak të situatës me pandeminë, mediat mund të marrin pamje para ndërtesës së Qeverisë në 09:15, ndërsa në konferencën për media në ora 10:25 mund të marrin pjesë vetëm gazetarët por jo edhe kameramanët dhe fotografët.

Njoftimi i plotë nga Zyra e Kryeministrit:

1. Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 09:15
Pas takimit, në ora 10:25 do të ketë konferencë për media
Sqarim: Për shkak të situatës me pandeminë, mediat ftohen të marrin pamje para ndërtesës së Qeverisë në 09:15, ndërsa në konferencën për media në ora 10:25 mund të marrin pjesë vetëm gazetarët por jo edhe kameramanët dhe fotografët.
Pamjet e drejtpërdrejta të konferencës për media do t’iu shpërndahen mediave përmes një linku të cilin do ta merrni nesër ( 08.10.2020) paradite./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme