Kryeministri Avdullah Hoti është shprehur i bindur se brenda pak muajsh do të përmbyllet dialogu me Serbinë. Ai në interpelancën e sotme në Kuvend tha se nuk ka asnjë iluzion për këtë çështje. Sipas Hotit, dialogu do të përmbyllet me njohje reciproke ose do të konstatohet së bashku me partnerët ndërkombëtarë se nuk do të ketë marrëveshje.
E atëherë, siç tha Hoti do të ketë reciprocitet të plotë ndaj Serbisë.
“Ky dialog është vetëm për marrëveshjen finale me njohje reciproke. Ky dialog është çështje muajsh, nuk kam iluzione për këtë. Nuk e di a do të përmbyllet me njohje reciproke, nuk e di a do të përfundojë me njohje, do të doja të përmbyllet me njohje, por e di që do t’i vijë fundi për disa muaj dhe do të sjellim një marrëveshje për njohje reciproke në këtë kuvend, ose do të konstatojmë së bashku me partnerët se nuk mund të arrihet kjo marrëveshje. Ju garantoj se kthehemi te vendosja e reciprociteti të plotë në çdo aspekt me Serbinë”.
Ndaj Hotit reagoi sërish deputeti i PDK-së Hoxhaj, i cili tha se nëse është e vërtetë miratimi i qarkores për mosaplikimin në organizata ndërkombëtare është gabim i madh.
“Atë draft duhet anuluar, thirrni amerikanët, thoni atyre se e zbatojmë marrëveshjen e Uashingtonit, por kjo është shumë. Nuk mundet njeri të bëjë qarkore, munden ekipet të bëjnë që del me diçka të tillë, po është goxha e madhe”, tha ai.
Seanca e Kuvendit të Kosovës do të vazhdoj pas orës 15:00./arbresh.info/
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...