Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe Ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Ramë Likaj kanë vizituar Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.
Pas vizitës së tyre, kanë mbajtur edhe një konferencë për media.
Në këtë vizitë ata diskutuan rreth rasteve të reja ku vetëm sonte janë 58 raste të reja.
Drejtori i Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani tha se duhet respektuar edhe më shumë masat sepse virusi ende është prezent.
“Duhet respektuar edhe më shumë masat sepse virusi ende është prezent.
Sot janë bërë gjithsej 58 raste të reja, e ne duhet të kemi kujdes e ti respektojmë udhëzimet e IKShP-së”, tha ai.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se situata është alarmante duhet kujdes.
“Situata është alarmante, e qytetarët duhet ti respektojnë udhëzimet e IKShP-së. Gjendja është serioze e nëse nuk sille.i si herave tjera atëherë duhet t’iu kthehemi masave të kaluara”, tha ai.
Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se duhet të ndërmarrim masa të reja.
“Pas një angazhimi permanent, e kjo është një situatë që duhet ta respektojmë vetveten e të kujdesemi, do të kalo në një fazë të re të kapërcimit të masave. Neve nuk na lejohet formë tjetër përpos masave që me duhet ti ndërmarrim për mbrojtjen e qytetarëve”, tha ministri Zemaj.
Ndërkaq, ministri i Ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Ramë Likaj tha se ka filluar prap mësimi online për klasat e nënta.
“Ne kemi bërë edhe masat për ndjekjen e mësimit online. Kemi bërë që mësimi i klasëve të nënta, të filloj prapë”, tha ai./arbresh.info/
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...