Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se në përfundim të afatit për ratifikimin e demarkacionit, në mënyrë që kosovarët të lëvizin lirshëm në BE, nga Qeveria paralajmërohet gjetja e një ‘zgjidhjeje”, shkruan arbresh.info.
Ai përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka shkruar se nëse kjo ‘zgjidhje’ është ratifikimi i marrëveshjes së vitit 2015, kjo nuk mund të kalojë pa përgjegjësi për vonesën 3 vjeçare të liberalizimit të vizave.
Sipas tij koalicioni ekzistues qeverisës ka ardhur në pushtet për të marrë ‘vendime të mëdha’.
Ky është statusi i tij i plotë në facebook:
“Në përfundim të afatit për ratifikimin e demarkacionit, në mënyrë që kosovarët të lëvizin lirshëm në BE, nga Qeveria paralajmërohet gjetja e një ‘zgjidhjeje’. Është e qartë se me këtë ‘zgjidhje’ zyrtarët e Qeverisë ju referohen neneve të marrëveshjes së vitit 2015, të cilët garantojnë rishikimin e saj në rast se paraqiten fakte të reja.
Ta kenë të qartë se nëse kjo ‘zgjidhje’ është ratifikimi i marrëveshjes së vitit 2015, kjo nuk mund të kalojë pa përgjegjësi për vonesën 3 vjeçare të liberalizimit të vizave, djegies së institucioneve dhe dëmtimit të imazhit publik të Kosovës.
LDK-ja e voton marrëveshjen e demarkacionit, por ata që kanë ardhur në pushtet duke e kundërshtuar me dhunë këtë marrëveshje, duhet t’ju kërkojnë falje kosovarëve. Ata duhet që menjëherë pas ratifikimit të marrëveshje, ta dorëzojnë pushtetin tek sovrani, i cili me një votim të ri do të vendosë se kush duhet ta udhëheq Kosovën drejt të ardhmes evropiane.
Koalicioni ekzistues qeverisës ka ardhur në pushtet për të marrë ‘vendime të mëdha’. Duket se i vetmi vendim i madh që ju ka mbetur të marrin është ‘kërkimi i faljes’ ndaj qytetarëve për dëmin që ju kanë shkaktuar. Sigurisht se për këtë vendim të madh të kërkim faljes duhet shumë guxim qytetar dhe intelektual”, ka shkruar ai në facebook./arbresh.info/
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...