Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës z.Rexhep Hoti, sot nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Shtimes, z.Naim Ismajli, për realizimin e Programit Nacional për Rininë.
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport z.Rexhep Hoti, e informoi Kryetarin Ismajli për Programin Nacional për Rininë dhe tha se pret që ky program të
zbatohet në tërsëi në Komunën Shtime.
“Programi Nacional për Rininë është hartuar në formë të garës në tri fusha kryesore, në fushën e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik dhe sportit. Ky program është hartuar për secilin nxënës të secilës shkollës, duke filluar nga niveli fillor, i mesëm i ulët dhe niveli i mesëm i lartë, prandaj jam falënderues ndaj kryetarit Ismajli për mbështetjen që po ofron për realizimin e tij”, tha Koordinatori Hoti.
Nga ana tjetër, Kryetari i Komunës së Shtimes z. Naim Ismajli, ofroi mbështetjen e tij në realizimin e Programit Nacional për Rëndësinë të cilin ai e cilësoi si të veçantë dhe uroi që të implementohet ashtu siç është projektuar.
Gjatë kësaj vizite, Koordinatori Hoti ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i arsimit z.Azem Guri i cili tha se duke u bazuar në përvojat e mëhershme me komunën e Shtimes beson se do të dalë shumë e suksesshme edhe në implementimin e Programit Nacional për Rininë.
Kjo marrëveshje obligon palët që të asistojnë njëra-tjetrën në implementimin e Programit Nacional për Rininë si dhe për aranzhimin e përbashkët të aktiviteteve që kanë për synim promovimin e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe sportit.
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...