Google ADS

Hoti: Në tendencë për t’i kontrolluar, Qeveria la BQK-në pa Guvernator, Trustin pa Bord, dhe Prokurorinë e Shtetit pa Kryeprokuror

11:26 | 6 Prill 2023
L G

Deputeti i Lidhjet Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka numëruar sot të gjitha institucionet e larta në vend që kanë mbetur pa “zot shtëpie” dhe pa borde drejtuese.

Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës tha se në tendencën për të vendosur kontroll mbi institucionet që sipas Kushtetutës janë të pavarura, ato institucione janë paralizuar sot dhe pasojat thotë ai jemi i duke vuajtur të gjithë, raporton “Arbresh.info”.

“Unë po shkoj nëpër listën e këtyre institucioneve të cilat janë paralizua sot dhe janë me ushtrues detyre: Banka Qendrore e Kosovës (BQK), sot është pa Guvernator, procesi i zgjedhjes së zëvendësguvernatorëve, të cilët sot do e kishin ushtruar detyrën e Guvernatorit është bojkotuar nga antarët e Bordit në vitin 2022. Procesi i zgjedhjes së guvernatorëve u komprometua dhe këtë e kemi diskutuar në Komisionin për Buxhet”, tha Hoti në Kuvend.

Deputeti i LDK-së thotë se një marifet si kjo me rastin e BQK-së nuk është parë në 20 vjet .“Çfarë ndodhi, një ditë para se me kalu mandati, edhe një ushtruese e detyrës së zëvendësguvernatorit u shkarkua për t’i hapur rrugë që detyrën e Guvernatorit ta ushtrojë kryetari i Bordit të Guvernatorit. Ky marifet nuk është parë prej 20 vite, prej që Kosova është e pavarur’, tha ai.

Po ashtu, sipas tij, edhe Trusti Pensional është pa Bord, gjë që siç thotë Hoti, po i shkakton Kosovës humbje në tregjet financiare

“Trusti pensional është pa Bord nga dhjetori i vitit të kaluar, këtu ministri i Financave dhe Auditorja e Përgjithshme e kanë bojkotuar procesin e zgjedhjes së anëtarit të Bordit, pa asnjë vërejtje. Prapë në detaje e kemi diskutuar këtë çështje në Komision, nuk ka përgjigje nga asnjëri pse është bojkotuar ky proces. Dhjetëra, qindra e miliona euro investime të Trustit Pensional nëpër instrumente të ndryshme, tregje financiare që janë në rënie, nuk ka kush të merret me to, nuk ka kush t’i tërheqë nga ato instrumente financiare në mënyrë që të evitojmë humbjet”, u shpreh deputeti i LDK-së.

Edhe çështje e Kryeprokurorit të Shtetit, sipas Hotit është mbetur pezull tash e një vit nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

“Kryeprokurori i Shteti ka një vit që nuk emërohet Kryeprokurori, me tendencë që përmes atij ligji anti- kushtetues të Këshillit Prokurorial të zgjedhet tjetërkush Kryeprokuror, me ndikimin e politikës. Pra, ka një vit që Presidentja e vendit nuk e kryen detyrimin e saj kushtetues për të emëruar Kryeprokurorin e Shtetit, ose për ta kthyer prapa propozimin që e ka”, tha Hoti. /Arbresh.info/

LEXO EDHE

Shteren të gjitha rrugët ligjore, KPK dërgon emrin e Blerim Isufajt në Presidencë për dekretim si Kryeprokuror i Shtetit – Arbresh.info

Të ngjashme