Hoti në takimet vjetore të BERZH-it në Qipro

09:13 | 8 Maj 2017
M. A.

Ministri i Financave Avdullah Hoti, në cilësinë e guvernatorit të Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Qipro, ku do të marrë pjesë në takimet vjetore të BERZH-ës, që do të mbahen nga data 09 maj deri më 12 maj.

Gjate kësaj vizite ministri Hoti pritet të takohet me zyrtarë të lartë të BERZH-it si dhe me zyrtarë të lartë të vendeve që janë anëtarë në BERZH.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme