Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj është shprehur i pakënaqur me veprimet e partnerit të koalicionit qeverisës rreth mos pjesëmarrjes së zyrtarëve të kësaj partie në takimet e kryeministrit Avdullah Hoti, në procesin e dialogut.
Ai në Debat Plus ka thënë se nuk është në rregull të shkojë Hoti në takime me koordinatorin shtetëror për dialogun Skender Hysenin dhe jo me njerëz të AAK-së, me të cilën LDK-ja është në koalicion.
“Nuk është në rregull që Hoti të hyjë në takim pa një përfaqësues të AAK-së. Është e pakuptimtë të vazhdohet në këtë mënyrë”, ka thënë ai.
Haradinaj ka folur edhe për asociacionin e komunave me shumicë serbe, për të cilin tha se është negociuar në kohën kur kryeministër ka qenë Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, me të cilën AAK-ja është në koalicion qeverisës.
“Ne duhet të shkojmë në bazë të Kushtetueses. Marrëveshja për asociacionin ka pasur klauzolë. Gjykata Kushtetuese ka marrë një detyrë për interpretim me kërkesë të ish-presidentes Atifete Jahjaga”, është shprehur ai.
Haradinaj ka folur edhe rreth dorëheqjes së Albin Kurtit nga posti i kryeministrit në muajin mars, duke thënë se kreu i Vetëvendosjes është dashur t’iu shkojë temave deri në fund.
Kurti: Nëse dikush priste që të bëhesha kryeministër e të mo...
Blinken në Izrael, teksa SHBA-ja synon të rinisë bisedimet p...
Murati udhëton për në SHBA, merr pjesë në takimet vjetore të...
Një ditë pas prangave të Metës, Proda takon Dumanin
Napoli i ofron kontratë të re yllit gjeorgjian
Kurti: Kemi futur në zyrën e kryeministrit gjuhën serbe, bos...