Rexhep Hoti, Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, sot në Suharekë ka shpërndarë 309 sete librash për nxënësit fitues të garës Nacionale në Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik si dhe në Dituri.
Aty ai tha se në Suharekë është treguar një kulturë e lartë e organizimit të garave dhe se këtë e tregon shifra me 2634 fitues nga kjo komunë, nga të cilët 30 kanë qenë fitues republikanë.
“Përmes leximit e keni mundësinë ideale në jetë që të jeni të barabartë me të gjithë nxënësit e të gjitha shteteve më të avancuara. Përmes leximit ju do të mund t’i jepni përgjigje të ardhmes tuaj, do të mund të krijoni në shpirtin tuaj madhështinë dhe vlerat më të mëdha që ju duhen, do të mund të krijoni të mira materiale të jashtëzakonshme, mund ta krijoni shpirtin e madh krijues. Përmes leximit mund ta merrni në duar fuqinë më të madhe sepse leximi ju orienton në vendimmarrjet e duhura. Përmes leximit ju do të krijoni prestigj personal, do të dini të merrni vendime për vendin e do të dilni faqebardhë. Fati i Republikës së Kosovës dhe fati i kombi shqiptar është në duart e juve që lexoni, përmes leximit ju do t’i zgjidhni problemet në jetë, prandaj mos e leni kurrë. Këto libra këtu vijnë nga mendja më e bukur e të gjithë historisë së njerëzimit nga Epi i Gilgameshit e gjer më sot dhe kjo është fuqia më e madhe që ka shpikur njerëzimi në planetin tonë. Përmes leximit të këtyre libra ju do të barazoheni me të gjithë nxënësit e tjerë dhe nuk do ta ndani leximin sepse suksesi i juaj është i pandashëm nga libri”, tha Hoti në fjalimin e tij në Suharekë.
Edhe zyrtarët e drejtorisë së arsimit të Suharekës u treguan falënderues ndaj Hotit, duke falënderuar atë për mundësinë që të gjithë nxënësit nga e gjithë Kosova të garojnë e të shpërblehen.
Të gjithë nxënësit fitues nga garat janë shpërblyer nga KNKRS me çmime të ndryshme si bursa, kampe kreative, certifikata e libra. Seti i librave kap shumën prej 50 eurosh. Një set, varësisht nga klasa, ka nga 4 deri në 12 libra të autorëve me renome botërore. Po ashtu, KNKRS ka shpërblyer edhe mësimdhënësit, drejtorët e shkollave, prindërit dhe shkollën më të mirë. /arbresh.info/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...