Nxënësit fitues të Komunës së Skënderajt morën 253 sete librash në vlerë prej 50 eurosh si shpërblim për suksesin e treguar në garën Nacionale të Kreativiteti Kulturor dhe Mendimit Kritik dhe garës Nacionale të Diturisë. Shpërndarja e këtyre librave u bë nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, në një ceremoni ku morën pjesë zyrtarë institucional, drejtor shkollash, mësimdhënës, nxënës e prindër.
Koordinatori Hoti pasi i uroi nxënësit për sukseset e arritura në garë, tha se shteti jonë nuk ka gjë më të vlefshme sesa nxënësit, prandaj për të është e rëndësishme të ju dhuroj atyre shpërblimin më me peshë e që është libri.
“Nxënës të dashur, të gjithë ne këtu, prindërit, drejtorët e mësimdhënësit nuk kemi gjë më të çmueshme sesa ju. Ju jemi arsimi jonë, ju jeni e ardhmja jonë, ju jeni dielli jonë. Pasi që ju jeni dielli jonë, ju nuk jeni vetëm prioritet, por jeni gjëja kryesore që realisht e ka një shtet. Kjo do të thotë ne nuk mund të rregullojmë asnjë agjendë në Republikën e Kosovës, pa e rregulluar çështjen e arsimit. Pa arsimin nuk ka vlerë liria e Kosovës, pa arsim nuk kanë vlerë Jasharajt sepse duhet të dihet se çfarë peshe ka gjithë ai sublimim, gjithë ai flijim e gjithë ajo rezistencë. Vetëm njerëzit e dijshëm mund ta transmetojnë gjithë atë flijim që e kemi përballë andej. Pra arsimi është ai që realisht e kuptimson të ardhmen. Përmes librit e keni në dorë magjinë më të fuqishme, që ju ta formësoni vetën ashtu siç duhet dhe të jeni në gjendje që në të ardhmen të organizoni vetveten, familjen, shoqërinë, të drejtoni dikastere të ndryshme dhe ta drejtoni vendin”, tha Hoti.
Ndërsa, drejtori komunal i arsimit në komunën e Skënderajt, Bekim Latifi, duke folur për rëndësinë e garës dhe sukseset e nxënësve tha se këto gara duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen. “Në emër të Kryetarit të Komunës Bekim Jashari ju përshëndes të gjithëve edhe Koordinatorin për këtë punë të madhe që ka bërë dhe shpresojmë që ky aktivitet të vazhdojë edhe në të ardhmen në mënyrë që nxënësit tonë të kenë mundësinë t’i tregojnë cilësitë e tyre përmes garave. Faleminderit dhe ju uroj sukses edhe në të ardhmen”, tha Latifi.
Komuna e Skënderajt ka gjithsej 1994 fitues në të gjitha nivelet e të dyja garave. Në garën Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik, në nivelin shkollor, komunal dhe Republikan ka gjithsej 699 fitues, ndërsa në garën Nacionale të Diturisë ka 1295 fitues. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...