Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se nuk është arritur asnjë konkluzion në mbledhje.
“Ky koalicion i ka kapur institucionet e shtetit, seanca e kërkuar nga Opozita me datë 4 shtator, tash as nuk ka vullnet të caktohet. Ne si Opozitë nuk i kemi votat që ta bëjmë kuorumin brenda Kuvendit, kur t’i kemi votat ne e rrëzojmë Qeverinë kjo është më se e qartë. Kushti i kryetarit të Kuvendit për të thirrur seancën e jashtëzakonshme është që t’i sigurojmë 61 vota. Kjo është metodë për të bllokuar punën e punën e Kuvendit, për të mos lejuar deputetët e Kuvendit të shprehin vullnetin e tyre përmes një rezolute të thjeshtë që është pjesë e Kushtetutës së Kosovës. Shpresoj që deputetët ashtu si kanë dhënë betimin të reflektojnë të kryejnë detyrën në mbrojtje të Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë ai./Arbresh.info
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz