26 nxënës fitues ka pasur gjithsej Komuna e Shtime në të gjitha nivelet e garës nacionale në Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik si dhe në Dituri. 12 fitues në nivelin republikan, 126 në nivelin komunal dhe 588 fitues në nivelin shkollor të garës.
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti, tha se për këtë sukses të nxënësve meritor është drejtoria komunale e arsimit së bashku me drejtorët e shkollave të kësaj komune. Këtë ai e theksoi në një takim që mbajti me Kryetarin e Komunës Naim Ismajli, Drejtorin Komunal të Arsimit, Mensur Neziri dhe drejtorët e shkollave në Shtime.
“Arsimi është më i rëndësishëm se liria andaj duhet të investojmë në arsim dhe ta çojmë atë përpara pasi që investimi në nxënës do të thotë investimi në të ardhmen tonë. E di që kemi pasur sfida në realizimin e programit, por e mira është se ato i kemi tejkaluar së bashku me ju duke menduar për suksesin e nxënësve. Të gjitha premtimet që u janë bërë nxënësve janë realizuar, edhe librat do të ndahen së shpejti”, tha Hoti.
Ndërsa, Kryetari Ismajli falënderoi Koordinatorin Hotin për të gjitha aktivitetet e realizuara duke theksuar faktin se nuk është e lehtë të depërtosh në secilin cep të Kosovës. “Është fakt se Kosovës i ka munguar fryma garuese, ndërsa ky program ka arritur që tek nxënësit të nxis frymën garuese, socializmin e shkëmbimin kulturor. Jam i kënaqur me rezultatet e komunës së Shtimes dhe synojmë rezultate edhe më të larta në të ardhmen. Do të përkrahim këtë program dhe do të ndihmoj që arsimi të shpihet në vendin meritor”, tha Hoti.
Kurse, Drejtori i DKA-së Neziri falënderoi Hotin për një punë të palodhshme, duke theksuar se një program i tillë ka qenë i nevojshëm pasi që tek nxënësit ka ngjallë motivimin dhe shpirtin garues.
Koordinatori Hoti, ndau mirënjohje për kryetarin e komunë, drejtorin dhe stafin e DKA-së, si dhe për drejtorët e shkollave, në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në organizimin e garave. /arbresh.info/
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...