Në Parlamentin Evropian, kryeministri Hoti ka treguar se sot ia ka dorëzuar Kuvendit dhe Zyrës së Presidentit marrëveshjen që ai e ka nënshkruar të premten e kaluar në Shtëpinë e Bardhë.
Kryeministri Avdullah Hoti ka shkuar në Bruksel një ditë pasi u kthye nga atje.
Kësaj radhe, ai u përgjigj pyetjeve që euro- deputetët patën për të.
Aty, Hoti ka treguar se sot ua ka dorëzuar marrëveshjen e nënshkruar në Uashigton presidentit Hashim Thaçit dhe kryeparlamentares Vjosa Osmanit.
“Është e mrekullueshme që kemi një vëmendje të plotë nga SHBA’ja. Sot e kemi dërguar marrëveshjen në Parlament dhe te Zyra e Presidentit. Marrëveshja është një listë e zotimeve që ne i kemi ndërmarrë. Pres nga Serbia t’i zbatojë” , ka thënë Hoti, transmeton Express.
Hoti ka thënë se marrëveshja që e ka nënshkruar në Uashington i ndihmon dialogun që po e ndërmjetëson Bashkimi Evropian për afro një dekadë.
Marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentin amerikan, Donald Trump, Hoti e ka quajtur me bazë ekonomike.
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...