Kandidati i koalicionit LDK-AKR, Alternativa, Avdullah Hoti ka qëndruar në Mitrovicë këtë të enjte, ku ka thënë se me hyrjen në Qeverinë e re do të punojë për integrimin e pjesës veriore të vendit.
“Me përkrahjen e madhe të partnerëve tanë nga Bashkimi Evropian dhe nga SHBA-të, së shpejti kjo urë do të bashkojë qytetarët e dy anëve të Mitrovicës, për lëvizje të lirë”, ka thënë Hoti derisa ka kaluar mbi Urën e Ibrit, transmeton arbresh.info
“Do t’i shfrytëzojmë të gjitha resurset që kemi dhe do të punojmë shumë edhe në qeverinë e ardhshme që veriun e vendit ta integrojmë në sistemin institucional dhe ekonomik të vendit”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...