Hoti: Në komunat veriore procesi zgjedhor po zhvillohet qetë

15:24 | 11 Qershor 2017
Arbresh.info

Policia e Kosovës njofton se procesi zgjedhor në katër komunat veriore të Kosovës, po zhvillohet pa ndonjë problem eventual dhe deri më tani nuk ka ndonjë incident në aspektin e sigurisë.

Besim Hoti, zëvendëskomandant i Policisë se Kosovë për veriun e vendit, për Radion Evropa e Lirë, thotë “ se Policia e Kosovës është në kryerjen e detyrës në katër komunat veriore të Kosovës, dhe në të gjitha qendrat e votimit në këtë pjesë”.

Në pjesën veriore të Kosovës, janë hapur 7 qendra të votimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme