Kandidati për kryeministër Avdullah Hoti, në tubimin e mbajtur sot në Istog ka thënë se kjo komune njeh fitoren e LDK-së gjithmonë, duke shkuar se me datën 11 qershor këtë fitore do ta njeh gjithë Kosova, shkruan arbresh.info
“Komuna e Istogut njeh vetëm fitoren gjithmonë. Unë besoj që me datën 11 qershor do të kemi fitoren në gjithë Kosovën. Nuk ka nderë më të madhe për mu se të gjendem para një mase të tillë në vendlindjen e presidentit historik Ibrahim Rugova. Vala e njerëzve që po i bashkohet lumit të fitores të LDK-së nuk po ndalet. Fitorja jonë duhet të jetë e prere, fitorja jonë është fitore e qytetarëve, është fitore e të gjithëve” tha Hoti.
Ai tha se në programin e tyre qeverisës do ta bëjnë buxhetin e Kosovës me 3 miliardë euro.
“Jam i lumtur që i pri një liste prej 110 personave që janë njerëz të shkencës e dijes. Ne në programin tonë parashohim zhvillim ekonomik dyfish me të lartë. Planifikojmë buxhet me 3 miliardë euro” tha Hoti./Arbresh.info
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...