Sot koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka bërë mbylljen e fushatës në Prishtinë, ku të pranishëm ishin qindra qytetarë nga komunat e ndryshme të Kosovës, shkruan arbresh.info
Kandidati për kryeministër nga ky koalicion Avdullah Hoti gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve tha se fitorja e koalicionit të shpresës filloi në Podujevë e sot po përfundon në Prishtinë, Hoti edhe një herë prezantoi programin e koalicionit dhe i ftojë qytetarët e Kosovës ta votojnë koalicionin LDK-AKR-ALTERNATIVA.
” Edhe sot ashtu si ju kam parë javën e fundit ju shohë të lumtur, lumturia shihet në sytë e juaja pasi që fitorja jonë është afër, të dashur qytetar fitorja e këtij koalicioni është fitorja e Kosovës me këtë fitore ne çlirojmë të ardhëm e fëmijë tanë, fitorja jonë ka lindur para 10 dite në Podujeve ka vazhduar ne Obiliq, Shtime, Junik, Deçan etj, tha Hoti
Ai tha se koalicioni i shpresës dhe besës është formuar për ta quar në fund amanetin e Presidentit Rugova dhe amanetin e baballarëve tanë për republikën tonë.
“Unë sot jam para jush dhe ju garantoj se do ta mbroj fitoren tonë garanci jemi ne së bashku jemi brezi i republikës, para 27 viteve baballarët tanë nisen një rrugëtim të jashtëzakonshëm me arkitektin e pavarësisë Ibrahim Rugova iu cili e krijoj projektin e e shpresën për liri demokraci e pavarësi, ajo ishte një liri për Kosovën” tha ai/arbresh.info/
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera