Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR, Avdullah Hoti tha sot para qytetarëve të Deçanit se qeverisja e Isa Mustafës dhe e tij në krye të Ministrisë së Financave ka bërë që të gjithë ata që kanë dhënë mund dhe gjak për luftën e Kosovës të paguhen.
Hoti tha se qeverisja LDK-AKR do të merret me problemet e qytetarëve dhe jo të politikanëve, shkruan arbresh.info.
“Kërkoj mbështetjen tuaj për të realizuar amanetet e të parëve. Jemi njerëz me inetegritet, njerëz me duar të pastra. Ne kemi trajtuar Deçanin me kujdes të veqantë. Kemi trajtuar luftëtarët me kujdes të veqantë. Ne kemi filluar të paguajmë djersën, mundin dhe gjakun e të rënëve të luftës. Pavarësisht se në ato lista ka njerëz që nuk janë veteran të luftës por prapë do t’i paguajmë. Ne jemi njerëz që mbajmë fjalën”, u shpreh Hoti.
Ai tha se qeverisja LDK-AKR do të jetë ajo që do të formojë ushtrinë e Kosovës dhe do të bëjë liberalizimin e vizave./Arbresh.info.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...