Koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka mbajtur një tubim me degën e dytë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në shkollën e gjelbër në Lagjen Xhemajl Ibishi, shkruan arbresh.info
Kandidati për kryeministër nga ky koalicion Avdullah Hoti ka folur para të pranishmëve ai tha se entuziazmi për fitoren e LDK-së është shumë i madh, Hoti ka përmendur edhe parimet e programit qeverisës të koalicionit të shpresës.
” Po e përmbyllim një maratonë të takimeve në çdo komunë të Kosovës ku entuziuoazimi për fitoren e LDK-së është shumë i madh ne kemi komunikuar me të gjitha shtresat e shoqërisë në kemi organizuar takime me të rinj, bujq, pensionist etj ne e kemi bërë të qartë programin tonë që e kemi quajtur një kontratë me qytetar i cili i liston parimet e qeverisjes ku është një qeverisje me duar të pasterta ne kemi në program zhvillim ekonomik, arsim sundim të ligjit, integrim e liberalizim të vizave ku pas 11 qershorit do ti përfundojmë” tha Hoti para të pranishmëve.
Ai në tubim me degën e dytë te LDK-së tha se amanetin e Presidentit Rugova do ta qojnë në fund për ta themeluar ushtrinë e Kosovës
“Pjesëmarrja e qytetarëve është dëshmi për qëndrim e tyre ndaj koalicionit të shpresës, unë jam i vendosur ta qoj përpara misionin e LDK-së unë pres me padurim që të themelohen institucionet e vendit që te fillojmë punën. Ne do të qojmë Amantin e Rugovës deri në fund për ta themeluar ushtrinë e Kosovës, ne kemi besuar për kauzën për një Kosovë të pavarur prandaj qytetarët e Kosovës kanë filluar të besojnë në programin tonë dhe ju ftoj të dilni, masivishtë të votoni difrenencën në këto zgjedhje do ta bëjnë të rinjtë gratë” tha Hoti
Gjatë takimit janë prezantuar edhe kandidatët për deputet nga kjo degë të cilët janë: Bajram Gecaj, Lumir Abdixhiku, Muhamet Mustafa, Mirlindë Gashi Fitore Geci,Dardan Veliaj, Agim Krasniqi./arbresh.info/
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor