Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ndryshimi i “Ligjit për skemat pensionale” është i domosdoshëm dhe duhet të procedohet për miratim në Kuvend pa asnjë vonesë.
Me anë të një postimi në Facebook, Hoti tha se ky ligj duhet të ndryshohet pasi cenon të drejtën e shumë punëtorëve, përcjell Arbresh.info.
“Sot, me shumë të drejtë SBASHK-u dorëzoi në Kuvendin e Kosovës peticionin me 20,458 nënshkrime të qytetarëve për ndryshimin dhe plotësimin e “Ligjit për skemat pensionale”. Ky ligj duhet të ndryshohet pasi cenon të drejtën e shumë punëtorëve lidhur me përvojën e punës për shkak të viteve të 90-ta. Secilit duhet t’i njihet e drejta për pension të dinjitetshëm”, ka shkruar Hoti.
“Të gjithë të punësuarit që arrijnë vitet e duhura të përvojë së punës duhet të gëzojnë pensionin përkatës, e jo të mbesin vetëm me pensionin e pleqërisë pas gjithë atyre viteve punë. Është obligim i të gjithë deputetëve që sa më shpejt ta miratojmë këtë ligj dhe tu mundësojmë pensione atyre që kanë shërbyer në kohët më të vështira për vendin”, tha tutje Hoti./Arbresh.info
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...