Google ADS

Hoti ndjen keqardhje për sulmin ndaj Abes, lutet t’i mbijetojë

10:45 | 8 Korrik 2022
arbresh.info

Ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar me keqardhje për sulmin ndaj ish-kryeministrit të Japonisë dhe mikut të Kosovës, Shinzo Abe.

“Lus Zotin që ai t’i mbijetojë këtij sulmi, të shërohet dhe t’i kthehet familjes dhe aktiviteteve të tij. Qeverisja e tij ka qenë e jashtëzakonshme, e pranuar ndërkombëtarisht, si për Japoninë ashtu edhe në aspektin global”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai ka shtuar Kosova i është mirënjohëse përherë atij dhe Japonisë për mbështetjen në fazat më të rëndësishme të konsolidimit të shtetësisë në arenën ndërkombëtare, për mbështetjen në rindërtimin e Kosovës pas luftës dhe në financimin e shumë projekteve zhvillimore, si në nivel qendror ashtu edhe në nivel lokal./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme