Kryeministri Avdullah Hoti vitin 2021 zgjodhi ta pret në Stacionin Policor të Komunës së Rahovecit. Hoti nga aty ofroi mbështetjen e Qeverisë dhe të institucioneve të tjera shëndetësore për Policinë e Kosovës, ndërsa falënderoi këtë institucion të sigurisë për punën gjatë pandemisë.
Hoti: Jemi këtu për të treguar mbështetjen dhe vlerësimin e Qeverisë
“Sonte zgjodha Rahovecin që të jemi bashkë dhe përmes juve t’i uroj të gjithë policët që sonte nuk janë me familjet e tyre, por jeni në krye të detyrës duke ofruar shërbime dhe siguri për qytetarë. Jemi këtu për të treguar mbështetjen dhe vlerësimin e Qeverisë së Kosovës dhe të gjitha institucioneve për punën që ju e bëni. Ka qenë një vit i vështirë për të gjithë pa përjashtim, por në veçanti për juve, për mjekët, infermierët dhe për shërbimet publike që keni qenë në ballë të kësaj pandemie. Dhe vërtet meritoni respektin më të madh”, tha ai.
Kryeministri Hoti me këtë rast ngushëlloi të gjitha familjet e policëve që kanë humbur jetën nga Covid-19, ndërsa edhe i përgëzoi për punën e palodhshme.
Hoti u pyet se nëse këtë vit Policia e Kosovës do të bëhet me sigurime shëndetësore.
Kryeministri i vendit tha se viti 2021 do të jetë më i mirë, ndërsa shtoi se sigurimet shëndetësore janë pjesë e programit të Qeverisë.
Hoti: E kemi pjesë të programit të qeverisë Ligjin për Sigurime shëndetësore
“Unë besoj që viti 2021 do të jetë shumë më i mirë se viti që lamë pas. E kemi pjesë të programit të qeverisë Ligjin për Sigurime shëndetësore për policët”, tha ai.
Drejtori rajonal i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, falënderoi kryeministrin Hoti për vizitën dhe mbështetjen, ndërsa i numëroi edhe vështirësitë me të cilat është ballafaquar ky institucion gjatë kohës së pandemisë.
Graishta: Policia e Kosovës iu është mirënjohës për mbështetjen
“Policia e Kosovës iu është mirënjohës për mbështetjen dhe vetë fakti që ju jeni në mesin tonë tregon për mbështetjen, angazhimin dhe përkushtimin tuaj për Policinë ne Kosovës. Siç jeni në dijeni Policia e Kosovës gjatë kësaj kohe të pandemisë është ballafaquar me një numër të madh sfidash të ndryshme, megjithatë me mbështetjen tuaj dhe institucioneve e mekanizmave relevantë kemi arritur që bashkërisht të tejkalojmë. Vazhdojmë të jemi të angazhuar ende në këtë plan operativ sa i përket pandemisë. Ndërsa sonte kemi ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme që edhe këto qaste të tejkalojnë në qetësi”, tha ai./periskopi/
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju