Hoti: Ndërprerjet e gjata të energjisë po cenojnë mirëqenien e familjeve dhe po e rëndojnë aktivitetin biznesor

10:26 | 30 Dhjetor 2024
E.G

Deputeti i Lidhjes Ddemokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se ndërprerjet e gjata të energjisë po cenojnë mirëqenien e familjeve dhe po e rëndojnë aktivitetin biznesor.

Sipas tij, Qeveria nuk po kërkon përgjegjësi nga KEDS-i, shkruan Arbresh.info.

“Në vend se të kërkojë përgjegjësi nga KEDS-i, Qeveria del me fraza tallëse se reduktimet janë rezultat i zhvillimit ekonomik. U humbën katër vite. Këta propagandues, jo që nuk nisën ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike, por as plan nuk përgatitën për të siguruar furnizim të qëndrueshëm. “, ka shkruar ai.

“Qindra miliona euro vazhdojnë të shpenzohen për import të energjisë, që po shkon në kurriz të buxhetit të familjeve përmes faturave të larta.”, shtoi Hoti./Arbresh.info/

 

Të ngjashme