Google ADS

Hoti: Ndalohen tubimet publike dhe ritet fetare

17:18 | 12 Korrik 2020
L G

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti në një konferencë për media, ka bërë të ditur masat që do të votohen sot në mbledhjen elektronike të qeverisë.

Sipas tij, një ndër masat e reja që do të hyjnë në fuqi, do të jetë ndalimi i tubimeve publike dhe ritet fetare.

“Masat shtesë të cilat do të propozohen sot në mbledhjen elektronike të qeverisë janë: Detyrohemi që të ndalojmë komplet tubimet publike, edhe ritet fetare për një kohë deri sa nuk bëhet një vlerësim tjetër i situatës, dhe në këtë drejtim  unë kërkoj mirëkuptimin e krerëve fetar dhe gjithë njerëzve që përfshihen në këto çështje”, u shpreh Hoti, raporton arbresh.info.

Ai, po ashtu tha se  është papranueshme se si po organizohen ahengje dhe dama në fshatra dhe qytete të Kosovës, ndërkohë që vendimet e qeverisë për ndalimin e tyre janë në fuqi.

“Është e papranueshme që ndërkohë vendimet e qeverisë janë në fuqi, ndërkohë që Inspektorati është në teren po ashtu edhe policia, e në anën tjetër organizohen dama dhe ahengje nëpër qytete e fshatra të ndryshme anë e mbanë Kosovës”, tha Hoti.

Po ashtu sipas tij një ndër masat, do të jetë edhe vendosja e dezinfektuesve në çdo vend publik.

Hoti ka shprehur keqardhje për familjet që humbën të dashurit e tyre nga kjo pandemi.

“Shpreh keqardhje për gjithë ato familje që kanë humbur të afërmit nga kjo pandemi”, ta kryeministri Hoti./arbresh.info

LEXO EDHE :

Hoti paralajmëron nisjen e procedurave kushtetuese për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme