Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti në një konferencë për media, ka bërë të ditur masat që do të votohen sot në mbledhjen elektronike të qeverisë.
Sipas tij, një ndër masat e reja që do të hyjnë në fuqi, do të jetë ndalimi i tubimeve publike dhe ritet fetare.
“Masat shtesë të cilat do të propozohen sot në mbledhjen elektronike të qeverisë janë: Detyrohemi që të ndalojmë komplet tubimet publike, edhe ritet fetare për një kohë deri sa nuk bëhet një vlerësim tjetër i situatës, dhe në këtë drejtim unë kërkoj mirëkuptimin e krerëve fetar dhe gjithë njerëzve që përfshihen në këto çështje”, u shpreh Hoti, raporton arbresh.info.
Ai, po ashtu tha se është papranueshme se si po organizohen ahengje dhe dama në fshatra dhe qytete të Kosovës, ndërkohë që vendimet e qeverisë për ndalimin e tyre janë në fuqi.
“Është e papranueshme që ndërkohë vendimet e qeverisë janë në fuqi, ndërkohë që Inspektorati është në teren po ashtu edhe policia, e në anën tjetër organizohen dama dhe ahengje nëpër qytete e fshatra të ndryshme anë e mbanë Kosovës”, tha Hoti.
Po ashtu sipas tij një ndër masat, do të jetë edhe vendosja e dezinfektuesve në çdo vend publik.
Hoti ka shprehur keqardhje për familjet që humbën të dashurit e tyre nga kjo pandemi.
“Shpreh keqardhje për gjithë ato familje që kanë humbur të afërmit nga kjo pandemi”, ta kryeministri Hoti./arbresh.info
LEXO EDHE :
Hoti paralajmëron nisjen e procedurave kushtetuese për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...