Hoti: MSH ka angazhuar rreth 220 mjekë specialistë në punë, në dy periudha kohore nga tre muaj

16:36 | 2 Maj 2017
Arbresh.info

Zëdhënësi i Ministrisë së shëndetësisë, Faik Hoti ka thënë se Ministria e Shëndetësisë i ka angazhuar rreth 220 mjekë specialistë në punë, në dy periudha kohore nga tre muaj (nëntor-dhjetor 2016 dhe janar-mars 2017).

“Për të siguruar për ta hapjen e konkurseve për pranin në marrëdhënie të rregullt pune: Konkursi i parë është shpallur më 21 mars 2017, kurse konkursi plotësues më  14 prill 2017. Shpallja e konkurseve për këto vende të punës për mjekët specialistë është bërë sipas kërkesave të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), njësive të saj përbërëse (spitaleve të përgjithshme), Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) dhe Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut (QKTGJ)”, ka thënë ai.

Sipas tij MSh shpreh keqardhje që inkuadrimi në punë të përhershme i specialistëve në SHSKUK është shtyrë për shkak të kërkesës së Inspektoratit të Punës pasi që siç e ceku ai konkursi për këtë shërbim të anulohet, derisa konkursi për IKSHP dhe QKTGJ është në zhvillim e sipër.

“Duke shprehur vërejtjet e saj ndaj kërkesës së Inspektoratit i Punës, të cilën MSh e ka ankimuar në afatin ligjor në institucionet kompetente, MSh siguron specialistët e papunë se do të bëjë çfarë është në përgjegjësinë e saj që ata të sistemohen në afat sa më të shpejtë që të jetë e mundur në punë të përhershme, ndërkohë që shpreh keqardhjen dhe shqetësimin e saj, që kjo situatë rreth specialistëve të papunë, po përdoret edhe për adresime  të tjera jashtë interesit të vet specialistëve mjekësor”, tha ai.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme