Hoti: Mora zotimin nga Basha që do të heqë taksën në Rrugën e Kombit

17:03 | 3 Korrik 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është takuar edhe me liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha në Tiranë.

Pas takimit kryeministri Hoti deklaroi se me Bashën kanë biseduar edhe për taksën në Rrugën e Kombit, për të cilën tha se ka marr zotim nga kryetari i PD’së, Lulzim Basha se taksën e Rrugës së Kombit do ta heqë që në ditën e parë të pushtetit.

“Biseduam për sfidat që kemi si qeveri dhe planin tonë për rimëkëmbjen ekonomike dhe qasjen që e kemi karshi situatës së krijuar në Kosovë, dëgjuam këshillat e kryetarit Basha dhe të Partisë Demokratike. Kemi ndarë të gjitha shqetësimet që duhet të adresojmë si dy shtete dhe unë kam zotimin e zotit Basha që ajo taksë do të hiqet”, ka thënë Hoti para mediave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme