Ministri i Financave Avdullah Hoti ka shuar kureshtjen e të gjithë atyre se do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e LDK-së.
Emri i Hotit ishte përfolur në media se partia do ta kandidojë për të marrë timonin e Prishtinës në zgjedhjet lokale që mbahen këtë vit.
Ministri Hoti ka mohuar një gjë të tillë sot në një konferencë për media ku prezantoi transparencën fiskale.
Nuk është e vërtetë . Unë kam një detyrë të ministrit të Financave. LDK i ka 5 degë në Prishtinë ka kandidatë shumë më të mirë dhe të përgatitur se sa unë për ta marrë atë detyrë. Unë nuk jam kandidat për kryetar të Prishtinës”, tha Hoti.
Hoti ka mbajtur pozitën e zëvendëskryetarit të komunës në kohën kur kryetar i kësaj komune ishte kryeministri aktual Isa Mustafa.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...