Hoti: Me përjashtim të VV të gjithë të tjerët i shkaktuan problemet e përmendura në mocion

10:03 | 5 Maj 2017
Arbresh.info

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka thënë se i ka lexuar me kujdes pikat e mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë.

Sipas tij, me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje, deputetët e tjerë janë shkaktarë të problemeve të cekura në mocion, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

I lexova me kujdes pikat e mocionit te nenshkruar nga opozita dhe disa deputete te PDK-se.

Me perjashtim te deputeteve te Vetevendosjes, te gjithe te nenshkruarit e tjere jane shkaktare te problemeve te permendur ne mocion.

Nuk e kuptoj se ku eshte etika e nje veprimi te tille politik. Si mund te kritikohet ligji i Trepces?

Ju siguroj se mocionet e tilla nuk do te mund te ndalin politikat antikorruptive te vendosura tanime ne menyre sistematike nga Qeveria Mustafa./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme