Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka mbajtur ligjëratë në Universitetin “John Hopkins” në Uashington, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti bëri të ditur se ligjërata është mbajtur me ftesë të profesorit Edward Joseph, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Isha i nderuar me ftesën nga Prof. Edward Joseph për të mbajtur një ligjeratë në Universitetin John Hopkins në Uashington lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Theksova se, Kosova dialogon para se gjithash me aleatët për hapat që duhet ndërmarrë në këtë proces për tu siguruar se Kosova lëviz përpara në integrimet euro-atlantike, në forcimin e demokracisë, në zhvillim ekonomik që parandalon emigrimin dhe rrit standardin e jetës.
Progresi i Kosovës në të gjitha këto aspekte nuk duhet të varet nga vullneti i fqinjit verior, por nga veprimet tona për të ndërmarrë veprime vizionare për të ardhmen euro-atlantike të Republikës së Kosovës.
Në përmbyllje, theksova se:
(1) nuk duhet të lejojmë që Kosova të shndërrohet në çështje të sigurisë rajonale;
(2) Kosova është storie suksesi në ndërtimin e shtetit demokratik dhe gjithëpërfshirës;
(3) Kosova duhet sa më parë të futet në Programin për Paqe të NATO-s, si hap i parë formal drejt anëtarësimit në NATO;
(4) Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat dhe t’i ndahen detyrat e t’i caktohen afatet kohore për integrim në BE.
Vetëm kështu sigurohet paqe e stabilitet afatgjatë në këtë pjesë të Evropës./Arbresh.info
Moti sot i vranët dhe me diell
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit