Ish kryeministri i Kosovës dhe njëherit deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, e ka akuzuar Qeverinë Kurti se i ka mashtruar qytetarët lidhur me premtimin për ndalje të privatizimit dhe themelimin e Fondit Sovran me asete të Agjencisë së Privatizimit.
Hoti përmes një postimi në facebook ka thënë se kësaj Qeverie mashtrimet po dalin në shesh çdo ditë e më shumë.
“Mashtrimet po dalin në shesh çdo ditë. Për dhjetë vite shanin e akuzonin secilin për privatizim, me e pa të drejtë. I mashtronin qytetarët se do të vlerësojnë privatizimet, dhe do të themelojnë Fondin Sovran me asete të Agjencisë së Privatizimit. Sapo erdhën në pushtet, privatizimi po vazhdon valë-valë”, ka shkruar Hoti.
Sipas tij janë disa fakte që i dëshmojnë këto mashtrime.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...