Kryeministri i vendit Avdullah Hoti, ka deklaruar se masat e reja kundër covid-19 hyjnë në fuqi të hënën, 6 korrik 2020, shkruan arbresh.info.
“Masat e reja kundër covid-19 hyjnë në fuqi të hënën, 6 korrik 2020.”, ka shkruar Hoti.
Ky është postimi i plotë:
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3427215567339773
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Qeveria e Kosovës ndërmori një sërë masazh për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ndër to edhe kufizimin e lëvizjes për qytetet me numër të madh të të infektuarve, si Prishtina, Prizreni, Ferizaj dhe Vushtrria, duke filluar nga ora 21.00 deri në orën 05.00 të mëngjesit.
Edhe të gjitha lokalet e gastronomisë do të mbyllen nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit, ndërsa në kohën kur iu lejohet veprimtaria do të jenë vetëm në ambiente të hapura.
“Në qytetet ku ka numër të madh të infektuarve duke filluar nga sonte në Prishtinë, në Prizren, në Ferizaj dhe në Vushtrri do të kufizojmë komplet lëvizjen e qytetarëve nga ora 21 deri në orën 5 në mëngjes. Dhe nga dita e nesërme do të përcjellim në baza të rregullta ditore numrin e të infektuarve në secilin qytet, do ta shtojmë këtë listë qytete të tjera ose do të heqim nga kjo listë varësisht prej zhvillimeve… Sa i përket bizneseve, mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21 deri në orën 5 në mëngjes. Jashtë kësaj periudhe, këtij kufizimi, lejohet puna vetëm në hapësira të hapura dhe ajo që quhet take away”, tha ai.
Sa i përket institucioneve, ai tha se do të reduktojnë numrin e të punësuarve vetëm në stafin e domosdoshëm, derisa në institucione shëndetësore do të reduktohen të gjitha shërbimet jo esenciale, e të cilat janë trajtime shëndetësore që mund të presin.
Në transportin publik, ai tha se numri i udhëtarëve që shfrytëzojnë transportin publik do të përgjysmohet.
Kryeministri Hoti tha se do të ndërtojnë një strategji mediatike efektive dhe se do të bëjnë reportazhe nga Klinika Infektive, pasi sipas tij 30 për qind e qytetarëve nuk besojnë që COVID-19 ekziston.
Ai tha se do të punojnë në përputhje me protokollet e Komisionit Evropian përmes aplikacioneve në mënyrë që qytetarët të dinë nëse kanë qenë në kontakt ose janë në kontakt me personat e testuar për COVID-19. Hoti tha se do të jenë të kujdesshëm për ruajtjen e të dhënave personale të qytetarëve.
Sa i përket inspektimeve, ai tha se qytetarët dhe bizneset nuk janë duke i respektuar masat, për çka tha se do të respektojnë ligjin në fuqi për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse për të shqiptuar të gjitha gjobat ndaj atyre që nuk i respektojnë vendimet.
I pyetur se a do të procedojnë Ligjin për Parandalimin e Pandemisë COVID-19 në Kuvend, kryeministri Hoti tha se baza ligjore është e qartë.
“Sa i përket masave, baza ligjore është mjaftë e qartë. Ligji për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse parasheh masa që mund të ndërmerren nga inspektorati sanitar për qytetarët, bizneset dhe për të gjithë ata që nuk i respekton masat në kohë pandemie. Ligji është i mirëseardhur dhe baza ligjore është e qartë për të menaxhuar me situatën”, tha Hoti.
Ndryshe, që nga 13 marsi, kur u paraqitën e rastet e para e deri më tash, në Kosovë janë konfirmuar 3356 raste me COVID-19, prej tyre 1874 të shëruar dhe 66 të vdekur.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...