Deputeti i Lidhjes Demokratikë të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se gjatë vitit 2023 nuk është bërë asnjë avancim publik në prokurorimin publik.
Sipas tij, prokurorimi publik është karakterizuar me bllokadë në shqyrtimin e lëndëve, tejkalim të afateve ligjore në shqyrtim të lëndëve, diskriminim ndaj operatorëve, ndryshim joligjor të rregullores së punës dhe mungesë transparence në shqyrtimin e ankesave, shkruan Arbresh.info.
Tutje, ai listoi dhjetë vërejtjet kryesore nga monitorimi i punës së Organit Shqyrtues të Prokurimit gjatë vitit 2023.
“Dhjetë vërejtjet kryesore nga monitorimi i punës së Organit Shqyrtues të Prokurimit gjatë vitit 2023 janë si në vijim:
Në OShP janë deponuar 748 ankesa nga operatorët, por vetëm 23% e tyre janë zgjidhur brenda afatit ligjor.
Për 116 ankesa, ka skaduar afati ligjor për shqyrtim.
Koha mesatare e zgjidhjes së ankesave është rritur nga 55 ditë, sa ka qenë më herët, në 63 ditë për vlerën e lëndëve të ankesave deri në 300,000.00 euro.
OShP përdorë standarde të dyfishta të shqyrtimit të ankesave, pasi Bordi kishte vendosur që të mos trajtoheshin ankesat të cilave u kishte skaduar afati ligjor për shqyrtim, ndërkaq sot pjesa dërrmuese e vendimeve janë të nxjerra jashtë afatit ligjor.
Për një kohë të caktuar nuk ka funksionuar Bordi i OShP-së, duke dëmtuar të drejtat e operatorëve dhe bllokuar investimet publike.
Shoqëria civile e ka të pamundur të monitorojë si duhet aktivitetet e OShP-së.
OShP dy herë kishte ndryshuar rregulloren e punës. Fillimisht kishte vendosur që ankesat për kontratat në vlerë deri në 100,000 euro të shqyrtoheshin në panele individuale. Pastaj, ky prag është rritur në 300,000 euro. Në rregulloren e mëparshme të punës së OShP-së, ky prag ka qenë 30,000 euro. Pasi shumica e ankesave i përkasin vlerave deri në 300,000 euro, kjo nënkupton se shumica e ankesave shqyrtohen nga panele individuale.
Megjithatë, ndryshimet në rregulloren e punës nuk kanë rezultuar me rritje të efikasitetit të punës së paneleve shqyrtuese.
Ndryshimet në rregulloren e punës janë bërë në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik, pasi ka pasur mungesë të plotë të transparencës dhe nuk janë përfshirë palët e interesuara në këtë proces.
Është shfaqur mungesë e koordinimit mes zyrave dhe departamenteve.”, ka shkruar Hoti.
“(Burimi i të dhënave: Raporti i INPO-s “Shqyrtimi i korrupsionit në prokurimin publik”, i prezantuar në javën kundër korrupsionit).”, përfundoi ai./Arbresh.info/
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...