Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se lidershipi i Kosovës duhet të jetë i kujdesshëm në deklarime dhe kushtëzime lidhur me procesin e dialogut.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka shkruar se tani është një moment i ri në proces të dialogut për normalizimit të marrëdhënieve me fqinjin tonë agresor, përcjell Arbresh.info
“E para, tani është një moment i ri në proces të dialogut për normalizimit të marrëdhënieve me fqinjin tonë agresor. Në koordinim me aleatët, lidershipi i Kosovës duhet të shfrytëzojë këtë moment për të rivendosur bashkëpunimin e cenuar me aleatët dhe për avancim të integrimit euro-atlantik, e jo për politikë të brendshme siç po vepron tani.
Hoti thotë se Kosova duhet të jetë e kujdesshme në kushtëzimet që i bën kur vjen fjala te dialogu.
“E dyta, lidershipi i Kosovës duhet të jetë i kujdesshëm në deklarime dhe kushtëzime lidhur me dialogun. Dialogu jonë është para se gjithash me Brukselin e Uashingtonin. Përmes tyre qendrave kalon rruga e Kosovës për BE dhe NATO. Rrugë tjetër nuk ka. Kushtëzimet na izolojnë. Shpresoj që kësaj radhe lidershipi i Kosovës ka zënë mend për rëndësinë e respektimit të këshillave të aleatëve, të cilët në çdo moment po e garantojnë kushtetutshmërinë dhe integritetin territorial e sovranitetin e shtetit të Kosovës. E treta, duhet rindërtuar konsensusi dhe dakordimi me aleatët tanë, i cili dakordim ka ekzistuar në qeverinë paraprake, për një proces dialogu që shpie tek marrëveshja për njohje reciproke si e vetmja zgjidhje për paqe të përhershme në këtë pjesë të Evropës. Lidershipi i Kosovës duhet të fokusohet në ndërtimin e këtij konsensusi me aleatët tanë, e jo në agjendë triviale për t’ia mbushur mendjen botës se çfarë është fqinji jonë verior. Jam i bindur se inteligjenca informative e aleatëve nuk ka nevojë për deklarime ditore të lidershipit të Kosovës”, shkroi Hoti./Arbresh.info
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...