Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të jetë pjesë e qeverisë Haradinaj, dhe sipas tij deklarimet e tilla nga analistë të ndryshëm janë thjesht spekulime dhe të pavërteta me qëllim që t’i përmbushin qëllimet e tyre.
“LDK do të tregojë se do të jetë një opozitë e fuqishme dhe se qeverisja e tanishme do ta rrëzojë vetveten”, thotë Hoti.
Hoti ishte i ftuar në emisionin “Politikë” ku shprehu kritika të mëdha ndaj Qeverisë Haradinaj, për të cilën u shpreh se nuk ka njohuri, vizion dhe as vullnet për ta zhvilluar vendin në asnjë sektor.
“.. qeverisja e tanishme e Kosovës nuk është duke pasur njohuri se si duhet ta udhëheq Kosovën në dialogun me Serbinë”.
Madje për Hotin Qeveria Haradinaj është një anije pa busullë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?