Hoti: LDK-AKR-Alternativa koalicion i njerëzve me duar të pastra

10:19 | 31 Maj 2017
Arbresh.info

Kandidati i koalicionit LDK-AKR-Alternativa për kryeministër, Avdullah Hoti ka thënë se prioritet i programit qeverisës të këtij koalicion do të jetë zhvillimi ekonomik duke u orientuar kah sektori privat.

Hoti, gjatë një debati në forumin “Fol Hapur” të organizuar nga Lëvizja FOL ka thënë se koalicioni LDK-AKR-Alternativa është koalicioni më i natyrshëm i mundshëm, pasi siç tha, përbëhet nga ekspertë të fushave të ndryshme dhe mbi të gjitha, nga njerëz me duar të pastra, shkruan arbresh.info.

“Kemi themeluar koalicionin më të natyrshëm të mundshëm, përbëhet nga ekspertë të ekonomisë, ekspertë të fushave të ndryshme, me duar të pastra secili prej tyre”, ka thënë Hoti.

Duke folur rreth punës që ka bërë LDK sa ka qenë në Qeveri, Hoti ka thënë se gjatë mandatit të kësaj partie ka pasur rritje ekonomike tri herë më të lartë se që ka qenë më parë./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme