Google ADS

Hoti: Largimi nga lista për deputet e bën Mustafën njeri të madh

21:52 | 26 Maj 2017
M. A.

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit LDK – AKR – Alternativa, Avdullah Hoti, ka theksuar se largimi i Mustafës nga lista e kandidatëve për deputet dhe nga nominimi për shefin e qeverisë se ardhshme, e bën këtë të fundit lider të madh.
Hoti në emisionin “Debat D” në RTV Dukagjini, ka theksuar se lista e koalicionit të cilin ai e drejton është më e mira në nivel të Kosovës.

“Kemi diku 30 persona në listë që kanë doktoratura, në fusha dhe profile të ndryshme dhe të veçanta, ku i prekim të gjitha problemet që i ka Kosova. Ne kemi kompozua një listë që është unike dhe me ardhje të reja. Me këto profile mund të nxjerrim një ekip të jashtëzakonshëm qeverisës”, ka shtuar Hoti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme