Deputeti i LDK, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj ftesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për takim me opozitën pasi sipas tij Kurti nuk mund të kërkojë takim me opozitën për agjendën e Kuvendit derisa vetë e ka cenuar demokracinë parlamentare në vend.
Në një postim në Facebook, Hoti ka thënë se puna në Kuvend është degraduar dhe pasojat janë të gjera për të gjithë shtetin.
“Kryeministri Kurti po kërkon koordinim me opozitën për agjendën e Kuvendit për sesionin pranveror, por sjellja e tij bashkë me grupin VV-Guxo ndaj institucionit të Kuvendit dhe opozitës gjatë këtij mandati e ka cenuar demokracinë parlamentare në Kosovë”, ka shkruar Hoti.
Sipas tij, edhe kur është hedhur gaz lotsjellës, Kuvendi ka funksionuar më mirë, ka qenë më transparent e më efikas dhe ka marrë vendime kushtetuese e ligjore.
Deputeti i LDK-së thekson tutje se ky degradim i punës së Kuvendit është cenim i demokracisë me pasoja të gjera për të gjithë aparatin shtetëror dhe shtyllat e pushtetit në Kosovës.
Reagimi i plotë:
Kryeministri Kurti po kërkon koordinim me opozitën për agjendën e Kuvendit për sesionin pranveror, por sjellja e tij bashkë me grupin VV-Guxo ndaj institucionit të Kuvendit dhe opozitës gjatë këtij mandati e ka cenuar demokracinë parlamentare në Kosovë.
Të gjeturat e IKD-së nga monitorimi i Kuvendit të Kosovës janë shqetësuese për rendin demokratik: mungesë transparence në vendime dhe nxjerrje të ligjeve, vendime kundërkushtetuese e kundërligjore, moszbatim i rregullores së punës, Kuvendit iu ka pamindësuar të kërkojë llogari nga Qeveria, mazhoranca ka pamundësuar kuorumin dhe i ka dështuat seancat dhe komisionet hetimore, Qeveria nuk është përgjigjur në pyetjet e deputetëve dhe nuk ka marrë pjesë në seanca të jashtëzakonshme, e shumë gjetje të tjera që paraqiten në vijim.
Edhe kur është hedhur gaz lotsjellës, Kuvendi ka funksionuar më mirë, ka qenë më transparent e më efikas dhe ka marrë vendime kushtetuese e ligjore.
Ky degradim i punës së Kuvendit është cenim i demokracisë me pasoja të gjera për të gjithë aparatin shtetëror dhe shtyllat e pushtetit në Kosovës.
Ja disa nga të gjeturat kryesore të raportit:
1. Kuvendi me vendime në kundërshtim me Kushtetutën dhe të kundërligjshme.
2. Viti 2023 nisi me tetë seanca plenare të papërfunduara nga viti 2022, me gjithsej 54 pika të rendit të ditës, dhe u përmbyll me 30 pika të papërfunduara që u bartën në 2024.
3. Shumica parlamentare e keqpërdori mekanizmin e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e pikave të rregullta të rendit të ditës.
4. Kuvendi zhvilloi punime në tre raste pa e miratuar rendin e ditës.
5. Shumica parlamentare pamundësoi kryerjen e mandatit të Komisionit Hetimor lidhur me furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore. Problemet që e përshkruan këtë komisionin ishin konstituimi i vonshëm i komisionit dhe mospjesëmarrja e vazhdueshme e anëtarëve të shumicës parlamentare.
6. Deputetët ndërhynë në drejtësi duke bërë deklarata publike dhe duke sulmuar drejtues të organeve të drejtësisë.
7. Kuvendi ka vazhduar të përballet me mungesë të thellë të transparencës duke vazhduar mospublikimin e materialeve nga seancat parlamentare. Kuvendi ka dështuar t’i publikojë materialet e komisioneve hetimore. Në faqen zyrtare nuk mund të gjendet asnjë procesverbal i mbledhjes publike i ndonjërit nga komisionet hetimore.
8. Kuvendi ka dështuar të funksionalizojë votimin elektronik, duke pamundësuar përcjelljen e punës së deputetëve, si dhe nuk e publikon votimin e deputetëve me dorë menjëherë pas përfundimit të seancës plenare.
9. Qeveria ka injoruar Kuvendin te pyetjet parlamentare, te komisionet hetimore dhe te debatet parlamentare për të dhënë përgjegjësi për punën e vet dhe për programin qeverisës.
10. Lidhur me dialogun, Kryeministri nuk e ka mbajtur të informuar Kuvendin, siç kërkohet me rezoluta të Kuvendit. Kryeministri raportoi vetëm me kërkesë të grupeve parlamentare opozitare.
11. Pati mungesë kronike të kuorumit që në shumicën e rasteve u shkaktua nga deputetët e shumicës parlamentare.
12. Shumica parlamentare është treguar arrogante sa i përket bashkëpunimit me opozitën në miratimin e Ligjit për Ndarjet Buxhetore Vjetore për vitin 2024. Asnjë nga 54 amendamentet e propozuara në buxhetin vjetor të parashtruara nga deputetët e opozitës nuk janë votuar.
13. Kuvendi ka shkelur standardet minimale të konsultimit publik për koeficientin e pagave duke e miratuar projektligjin me procedurë të përshpejtuar brenda një dite, që është në kundërshtim me Rregulloren ku parashihen dëgjimet publike legjislative.
14. Kuvendi ka rritur përdorimin e miratimit të projektligjeve me shmangie nga afatet e rregullta.Kuvendi përdori procedurat e shmangies në 22 raste, pesë raste më shumë se sa në vitin 2022 dhe të gjitha propozimet erdhën nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.
15. Në të vetmen interpelancë gjatë vitit 2023, kryeministri nuk qëndroi në sallë. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Brendshme nuk morën pjesë në seancën e jashtëzakonshme për të diskutuar mbi mbështetjen urgjente financiare për Policinë e Republikës së Kosovës./Arbresh.info
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...