Kryeministri Avdullah Hoti thotë se Kosovës nuk mund t’i vijë asgjë e keqe nga Shtëpia e Bardhë.
Hoti në “Debat Plus” ka thënë se agjenda e takimin në Washington do të jetë plotësisht ekonomike.
Ai ka kritikuar ashpër liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, në raport me deklaratat për këtë takim.
“Ma gjeni një qytetar të vetëm në krejt Kosovën që mendon se në Shtëpinë e Bardhë mund të arrihet një marrëveshje që mund të jetë e dëmshme për Kosovën. Albin Kurti e ka komplet gabim. Ai e ka pasur gabim historikisht në ngjarje të tilla. Ai ka qenë gabim nga Rambujeja, Vjena, shpallja e pavarësisë e në të gjitha proceset e rëndësishme që ka kaluar Kosova. Edhe tash Kurti është në anën e gabuar të historisë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Hoti thotë se siç ka protestuar LVV për Pakon e Ahtisarit edhe tash e kanë të njëjtën logjikë.
“Ne si LDK, partnerët e koalicionit qeverisës por edhe një pjesë e opozitës nuk ka kësi lloj dyshime se në Shtëpinë e Bardhë mund të ketë diçka të keqe për Kosovën”, tha ndër të tjera Avdullah Hoti.
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës