Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe kandidati i LDK-së për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ka thënë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka qenë historikisht në anën e gabuar.
“Ai ka qenë në anën e gabuar historikisht, çdo gjë që ka ndodhur në këtë vend ai ka qenë kundër dhe nuk duhet të merret shumë seriozisht. Ka qenë kundër Planit të Ahtisaarit me të cilin e kemi shpallur pavarësinë, ka qenë kundër marrëveshjes së Uashingtonit dhe dilte në foltore të Kuvendit dhe e quante Shtëpinë e Bardhe herë të kuqe e herë të verdhë”, ka thënë Hoti.
Sipas tij, sa ai ishte zëvendës i Kurtit kur ai ishte kryeministër e ka lutur atë që të shkojë në SHBA.
“Unë e kam lutur Kurtin të shkojë në SHBA dhe i kam kërkuar vazhdimisht që të merr pjesë në takimet ndërkombëtare dhe të merr përgjegjësi si kryeministër i vendit dhe të vendos komunikimin me Shtëpinë e Bardhë dhe të shkoj atje. Pra, Kurti kishte qëndrime të kundërta me LDK-në sa i përket qëndrimit ndaj SHBA-ve”, ka thënë ai.
Tutje Hoti tha se LDK-ja dhe ai asnjëherë nuk i kanë bërë hile Kurti sa ishte kryeministër.
“Asnjëherë nuk i kemi bërë hile, sepse këto janë qëndrime të LDK-së që nuk lejojnë të cenohet miqësia me Amerikën. Bashkëpunimit tonë me cilëndo parti politike i ka paraprirë një marrëveshje e koalicionit të cilën e kemi negociuar dhe nuk kemi bërë kompromis në asnjë pikë të marrëveshje dhe parim të LDK-së. Edhe në të ardhmen do të jetë e njëjta formulë në një marrëveshje të qartë duke respektuar parimet që i ka LDK-ja. /RTKLive/
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...