Google ADS

Hoti: Kurti dhe vartësit e tij, për katër vite kanë ikur nga seancat e jashtëzakonshme

17:53 | 14 Tetor 2024
E.H

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe vartësit e tij për katër vite, kanë ikur nga seancat e jashtëzakonshme.

Hoti me anë të një postimi në Facebook ka përmendur zotimin e Kurtit i cili kishte thënë se në çdo seancë të Kuvendit do të përballet me opozitën, përcjell Arbresh.info.

“Një nga zotimet kryesore të Kryeministrit Kurti ishte: “Në çdo seancë të Kuvendit do të përballemi me opozitën”. Ndërsa, për katër vite, ai dhe vartësit e tij kanë ikur nga seancat e jashtëzakonshme. Nuk janë përgjigjur as në pyetjet parlamentare. Gjendja në FSK nuk mund të fshihet me ikjen nga seanca e Kuvendit”, ka shkruar Hoti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme