Hoti: Kurrë më shumë qytetarë nuk kanë emigruar se në këto dy vite

15:17 | 25 Korrik 2023
E.G

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se 57 përqind e qytetarëve duan të emigrojnë.

Sipas tij, kurrë më shumë qytetarë nuk kanë emigruar më shuëm se sa në këto dy vitë, shkruan Arbresh.info.

Hoti  tha se “Kosova nuk ka qenë më keq në politikën e brendshme e të jashtme”.

Tutje ai tha se Kosova nuk ka pasur kurrë sanksione dhe siç tha ai nuk i ka pasur të cënuara raportet me aleatët.

“Kosova kurrë nuk ka qenë më keq në politikën e brendshme e të jashtme. Kurrë nuk ka pasur sanksione dhe kurrë nuk i ka pasur të cenuara raportet me aleatët.  Kurrë nuk ka pasur më shumë kontrata njëburimore për projekte kapitale.  Kurrë nuk ka qenë më keq gjendja me investime kapitale në rrugë e në projekte të tjera. Kurrë nuk ka qenë më i dobët bashkëpunimi i Qeverisë me komunat. Kurrë nuk ka qenë më i keq bashkëpunimi mes Qeverisë dhe sindikatave e shoqërisë civile. Kurrë nuk ka qenë më e mbyllur e më linçuese Qeveria ndaj mediave.  Kurrë nuk janë sulmuar deputetët e opozitës në parlament nga Qeveria.  Kurrë nuk janë mbyllur spitalet rajonale apo klinikat e QKUK-së për operacione të pacientëve.  Kurrë nuk ka qenë gjendja më keq në komunat në veri se tani.”, shkroi Hoti në Facebook./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme