Google ADS

Hoti kujton Ukë Bytyçin: Vrasja e tij ishte sulm ndaj demokracisë

14:11 | 27 Tetor 2024
E.G

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka përkujtuar ish-kryetarin e Suharekës, Ukë Bytyçin, në 22-vjetorin e vrasjes së tij.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka shkruar se Bytyçi do të mbahet mend si shërbyes i devotshëm i vullnetit të qytetarëve dhe si një njeri që nuk u ndal së punuari për avancimin e Suharekës dhe të Kosovës, shkruan Arbresh.info.

“Sot, përkujtojmë intelektualin, bashkëpunëtorin e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova dhe kryetarin e Suharekës, z. Ukë Bytyçi. Vrasja e Ukës ishte sulm ndaj institucioneve të vendit, demokracisë dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në Suharekë”, ka shkruar Hoti.

“Do të kujtohet përherë si një shërbyes i devotshëm i vullnetit të qytetarëve dhe si një njeri që nuk u ndal së punuari për avancimin e Suharekës dhe të Kosovës. Kryetari Ukë Bytyçi do të mbahet mend për veprimtarinë e tij të bujshme që ka bërë për liri dhe demokraci. Lavdi për jetën dhe veprën e Ukë Bytyçit!”, shtoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme