Hoti: Kudo që është përzier Thaçi, s’ka pasur unitet

23:19 | 26 Prill 2018
M. A.

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se tryeza e thirrur nga LDK-ja nuk ka lidhje me ftesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për unitet.

Ai ka folur të enjten në emsionin “N’Shesh” të RTK-së.

“Është mirë të vlerësohet vullneti i partive politike për të qenë në një tryezë. Tendenca jonë nuk lidhet me presidentin Thaçi. Kudo që është përzier ai njeri nuk ka pasur unitet.

Ai njeri është mirë të qëndrojë larg”, ka thënë Hoti.

“Ka një pajtueshmëri për debat mes subjekteve politike, për konsumim të debatit, dhe për të nxjerrë vendin nga kriza. Unë besoj që me dy-tri tryeza e dimë gjendjen”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme