Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, në Kuvendin e Kosovës ka thënë se vendi është duke hyrë në një krizë të thellë institucionale, duke shtuar se LDK nuk do të rri duarkryq karshi kësaj, shkruan arbresh.info.
“Ne kemi hyrë në muajin e tretë dhe ende nuk është e qartë se kur mund të themelohen institucionet e vendit. Ky monopolizim po bëhet për shkak të dy emrave që po donë me çdo kusht me ardhë në krye të vendit. Po të silleshin në mënyrë demokratike dhe institucionale sot PAN duhet të japë kandidatin ose të lëshojë rrugë”, tha Hoti.
“Sot përfundimisht vendi po hyn në krizë të thellë institucionale”, tha Hoti.
“Grupi i LDK-së do të sillet në mënyrë kushtetuese ligjore ashtu siç ka bërë gjithmonë, por duarkryq nuk do të rrimë pas seancës së sotme”, tha Hoti.
Ai në foltoren e Kuvendit ka përmendur pasojat që do t’i ketë Kosova nga mos formimi i institucioneve.
“Vendi ka pasoja nga kjo situatë, ndër to janë marrëveshja me Bashkimin Evropian për 70 milionë euro. Programi me FMN për 15 milionë euro. Mungesa e rishikimi të buxhetit ku janë rreth 100 milionë euro të programeve”, tha Hoti./arbresh.info/
BQK dhe BERZH nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi lidhur me ...
Saipi pjesë e formacionit të javës në Ligën e Konferencës
Fituesja iraniane e Nobelit Narges Mohammadi dënohet me gjas...
Veliaj zëvendëson 12 drejtues të Bashkisë së Tiranës, ndrysh...
Vrasja e një polici në Bosnje cilësohet si terrorizëm
PKK merr përgjegjësinë për sulmin terrorist në Turqi