Hoti kritikon qeverinë për strategjinë energjetike

16:24 | 20 Dhjetor 2022
E.H

Ish-kryeministri i Kosovës njëherësh edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se strategjia energjetike 2022-2031 e Qeverisë Kurti nuk ka asnjë të re.

Hoti përmes një postimi në Facabook ka kritikuar qeverinë për anulimin e projektit për gazin amerikan ndërsa tani sipas tij i janë kthyer projekteve që janë nisur nga “regjimet e kaluara.

“I humbën dy vite me anulimin e projektit të gazit me amerikanë. Tani u kthehen projekteve të nisura nga “regjimet e kaluara”, përfshirë: (1) termocentralin me gaz, (2) Bursën Energjetike me Shqipërinë, apo (3) integrimin e rrjetit energjetik me rajonin”, shkroi Hoti.

Ndër të tjera, Hoti deklaroi se objektivat e strategjisë energjetike janë trajtuar si fletushka promovuese për kursimin e energjisë

“Objektivat në këtë strategji janë shkruar sikur për fletushka promovuese për kursim të energjisë, e jo objektiva për strategji shtetërore ku tregohet: sa do rriten kapacitet, sa do të kushtojnë investimet dhe si do të mbulohen ato investime”, theksoi ai. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme