Deputeti i LDK-së njëherish edhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për situatën e krijuar në veri të vendit pas dorëheqjes së zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se Kosova ka pasur gjithmonë të drejtë në çdo veprim që ka ndërmarrë në 30 vitet e fundit në përpjekjet e veta për të fituar fillimisht lirinë, e mandej shtetin e pavarur dhe fuqizuar sovranitetin shtetëror, rendin dhe ligjin.
Por, Hoti ka thënë se përpjekjet e Kosovës kanë pasur suksese vetëm kur janë koordinuar dhe mbështetur nga miqtë euro-atlantik.
“Ne e kemi shpallur njëherë pavarësinë në fillim të viteve të ’90-ta. Mandej e kemi shpallur prapë më 2008, për shkak se herën e parë nuk ka pasur mbështetje nga miqtë. Në veprimet e ndërmarra lidhur me targat e automjeteve në komunat në veri, Kosova ka plotësisht të drejtë. Këtë e kanë konfirmuar edhe miqtë. Por është e qartë se Kosova nuk e ka mbështetjen e miqve për kohën e ndërmarrjes së këtyre veprimeve”, ka shkruar Hoti.
Ai ka thënë se nëse këto veprime të Qeverisë nuk e kanë mbështetjen e miqve vetëm sa i përket kohës së ndërmarrjes së tyre, çojnë në situatë kur në vend të institucioneve të Kosovës, aktivizohet KFOR-i e EULEX-i për të ruajtur rendin dhe sigurinë në ato komuna, atëherë është e qartë se kjo politikë e Qeverisë nuk i ka shërbyer interesave të shtetit të Kosovës./arbresh.info/
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve