Hoti: Kosova ka bërë progres në ndërtimin e demokracisë, të jetë sa më parë me integrim në BE dhe NATO

11:01 | 16 Maj 2023
A. B.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti po merr pjesë në Samitin e Demokracisë të Kopenhagës.

Me këtë rast Hoti përmes një shkrimi në “Facebook”, tha se Kosova është e bekuar që është pjesë e demokracive perëndimore.

“Partnerët tanë na kanë ndihmuar të ndërtojmë shtetin e pavarur dhe tani janë krah nesh në forcimin e demokracisë. Kosova ka bërë progres në ndërtimin e demokracisë, e cila duhet të kurorëzohet sa më parë me integrim në BE dhe NATO”, tha Hoti.

Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Me ftesë të ish Sekretarit të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, i cili është Kryetar i Fondacionit të Aleancës së Demokracive, po marr pjesë në Samitin e Demokracisë të Kopenhagës. Kjo është një ngjarje vjetore që është themeluar pesë vite më parë, me Joe Biden si folësi kryesor i samitit të parë.

Ky samit është organizuar për të diskutuar veprimet e përbashkëta për tu përballur me sulmet ndaj demokracisë.

Ndër folësit kryesorë ishin Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, Presienti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, Liderja e opozitës së Bjellorusisë, Sviatlana Tsikhanouskaya, Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Rasumssen, Presidenti i Çekisë, Petr Pavel, ish Kryeminsitrja Britanike, Liz Truss, Presidenti i Institutit Nacional Demokratik nga SHBA, Derek Mitchell, ish Kryesuesja e Kongresit të SHBA-së, Nensi Pelosi, ish Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice, Presidenti i SCSP, Ylli Bajraktari, dhe shumë përfaqësues të tjerë nga biznesi dhe fusha akademike nga e mbarë bota.

Kosova është e bekuar që është pjesë e demokracive perëndimore. Partnerët tanë na kanë ndihmuar të ndërtojmë shtetin e pavarur dhe tani janë krah nesh në forcimin e demokracisë. Kosova ka bërë progres në ndërtimin e demokracisë, e cila duhet të kurorëzohet sa më parë me integrim në BE dhe NATO.

Kosova duhet të jetë aktivisht në krah të demokracive perëndimore në mbrojtje të vlerave perëndimore të lirisë e demokracisë, në veçanti tani kur këto vlera po sulmohen nga vende diktatoriale, autokrate e moniste. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme