Avdullah Hoti, deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, ka reaguar lidhur me qasjen e Qeverisë Kurti kundrejt sindikatave të punëtorëve.
Hoti, përmes rrjetit social ‘Facebook’, ka kritikuar qasjen e qeverisjes Kurti kundrejt klasës punëtore, përkatësisht sindikatave.
Ai, duke ofruar faktet, pikërisht në ditën e punëtorëve, gjatë mandatit të kësaj qeverie, kritikoi atë për mashtrim kundrejt sindikatave, teksa shtoi se komunikimi i qeverisë me sindikatat është joekzistent.
“Slogani ‘Drejtësi dhe punësim’ ka qenë mashtrim i tipit të komunizmit, kur njerëzit mashtroheshin se do ketë barazi, por e përjetonin shtypjen dhe poshtërimin”, ka shkruar Hoti.
Rama ndan pamje nga investimet për transformimin e infrastru...
Tensione mes Xuxit dhe Drilonit – si ndodhi e gjitha?
Kolona në pikat kufitare, pritje të gjata në Merdarë dhe te ...
Moti në Shqipëri, i qëndrueshëm
Rasti i Hotel Grandit/ Pacolli i reagon Haxhiut: Askush në k...
Zebërvoki eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4