Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka dalë në një konferencë të përbashkët me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi. Nga ku ka treguar se komisioneri ka sjellur një lajm fantastik në Prishtinë, planin për investime për rimëkëmbjen ekonomike për Ballkanin Perëndimor, që kap vlerën totale prej 28 miliardë eurosh.
Duke folur për media, kryeministri Hoti theksoi se projektet që kanë propozuar dhe janë përfshirë në investime janë ndërtimi i autostradës Prishtinë-Merdarë, projekti për ujërat e zeza në Prishtinë etj.
“Komisioneri i BE-së na solli një lajm fantastik, planet e investimneve për rimëkëmbjën ekonomike për Ballkanin Perëndimor në vlerë totale 28 miliardë euro, 9 miliardë janë grant që i jepen Ballkanit Perëndimor. Ky është lajmi fantastik që Varhelyi solli në Prishtinë…Projektet që kemi propozuar si Qeveri janë përfshirë plotësisht, përfshirë autostradën Prishtnë-Merdarë, hekurudhën Prishtinë-Merdarë, projekti pëe ujërat e zeza në Prishtinë, projekti për fazën e dyrtë të Ibër-Lepencit dhe projekte të tjera”, tha Hoti.
“Për tri katër vite do t’i ndërrojmë rrethanat ekonomike në Kosovë dhe rajon”, tha ai ndër të tjera.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...